Nga Rajoni
7 October 2026
Adelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime, kthjellohu!

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si, sipas saj, po funksionojnë institucionet dhe partia e saj.

Thaçi ka kritikuar qasjen e disa politikanëve, duke thënë se interesat personale dhe “pazaret e vogla” nuk duhet të jenë mbi interesin e qytetarëve.

Ajo i ka bërë thirrje LDK-së të jetë më konsistente dhe të mos largojë njerëzit që e kanë mbështetur.

Në reagimin e saj, Thaçi ka uruar edhe Presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, duke shpresuar për një periudhë me më shumë qetësi, përgjegjësi dhe punë.

“Partia ime, Zoti të ndihmoftë. Por mbi të gjitha, kthjellohu”, ka shkruar Thaçi.



Të ndryshme
Më shumë
Arsim Zekolli i reagon Zaevit: Ai është një i tillë që e urren të vetin dhe si mund të respektojë dikë tjetër10 July 2020
Filipçe prezanton një rezolutë me vija të kuqe dhe zgjidhje të propozuara për të vazhduar rrugën evropiane25 September 2025
Carovska: Viti i ri shkollor do të fillojë me prezencë fizike, nëse këtë e lejon gjendja epidemiologjie në vend28 June 2021