ShowBiz
8 October 2026
Edona Llalloshi i jep përqafimin më të ngrohtë Presidentes së Kosovës, Justina Pula

Edona Llalloshi është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e “Vetëvendosjes”.

Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente e Kosovës, Edona ka ndarë një fotografi me të në Instastory.

Në fotografi, këngëtarja dhe deputetja shihet duke i dhënë një përqafim Presidentes së re të Kosovës. Krahas fotos, ajo e ka uruar për detyrën e re, duke shkruar: “Znj. Justina Shiroka Pula, Presidente e Kosovës! Një figurë e shquar akademike, profesioniste dhe e dëshmuar. Urime!”.

Postimi i Edonës vjen pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në pozitën e Presidentes së Kosovës.

Edona Llalloshi i jep përqafimin më të ngrohtë Presidentes së Kosovës, Justina Pula



Të ndryshme
Më shumë
Modelja ruse reagon sërish dhe zbulon arsyen e ndarjes nga Don Xhoni 7 April 2022
Ali Ahmeti: Jetë më e mirë me Agjendën e blertë 1 October 2021
BDI: “Vera e Ohrit” pa kulturë shqiptare, një tjetër dëshmi e përjashtimit sistematik14 July 2025