Nga Bota
8 October 2026
Kantoni i Fribourg-ut ka ligjin e tij mbi gjuhët zyrtare

Kantoni i Fribourg-ut ka miratuar ligjin e tij të parë mbi gjuhët zyrtare dhe promovimin e dygjuhësisë (LLOPB), pas një votimi në Parlament të enjten.

Në qendër të ligjit është përcaktimi i kushteve sipas të cilave një komunë mund të caktojë gjuhën ose gjuhët e saj zyrtare.

Ligji u miratua me 79 vota pro, 19 kundër dhe pesë abstenime, pas tri ditësh debatesh intensive gjatë muajve shtator dhe tetor, raportpn arcinfo, transmeton Telegrafi.

Sipas tekstit të miratuar, një komunë që ka një pakicë të konsiderueshme gjuhësore indigjene, e cila përbën të paktën 10 për qind të popullsisë për një periudhë prej së paku 25 vjetësh, do të mund të zgjedhë frëngjishten ose gjermanishten si gjuhë zyrtare, pas një votimi popullor.

Gjatë debatit parlamentar, disa deputetë kritikuan atë që e konsideruan si përpjekje për ta “torpeduar” ligjin, duke iu referuar numrit të madh të amendamenteve që, sipas tyre, rrezikonin t’ia hiqnin përmbajtjen.

Deputeti i qendrës, Bernhard Altermatt, tha se 95 për qind e komunave nuk preken nga ligji. Sipas tij, në rastin më të mirë, vetëm një ose dy nga 10 deri në 12 komunat që potencialisht plotësojnë kushtet mund të bëhen dygjuhëshe.

Gjashtë prej këtyre komunave ndodhen në Distriktin e Liqeneve, i cili është dygjuhësh.

Ligji u mbështet edhe nga Ministri i Institucioneve, Didier Castella./Telegra



Të ndryshme
Më shumë
Dua Lipa krenare është që ka gjak shqiptari, pozon duke bërë shqiponjën nga Muzeu i Skënderbeut26 July 2021
Berisha kërkon përgjysmimin e taksës së naftës dhe thirrje për protesta kundër qeverisë 4 April 2026
Gostivari në alarm: ISHP kërkon të mos pihet uji nga ujësjellësi, as pas vlimit19 July 2026