Nga Vendi
9 October 2026
Mickoski flet për raportet me Ali Ahmetin: Është politikan me përvojë, nuk e kam takuar me vite

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në televizionin “Alsat” theksoi që me kreun e BDI-së Ali Ahmeti me vite nuk është takuar.

A jeni takuar kohën e fundit me Ali Ahmetit?

“Jo”, u shpreh shkurt Mickoski. Kur për herë të fundit jeni takuar me Ahmetin pasi dikur e keni quajtur politikan me përvojë?

“Në parlament gjatë kohë ishte ajo. Shihni, unë për shumë njerëz kam thënë se janë njerëz që kanë kaluar gjatë kohë në politikë, nuk mund të thoni për njerëzit që kanë kaluar disa dekada në politikë se nuk janë politikanë pa përvojë, do të ishte…”, tha Mickoski.

Kur jeni takuar për herë të fundit?

“Nuk e di, në parlament, kur ka pasur pyetje deputetësh jemi takuar duke kaluar. Ndërsa nëse është pyetja se kur kemi biseduar, ka vite”, shtoi Mickoski.

I pyetur për komunikime eventuale, Mickoski shkurt u përgjigj “jo”./Alsat.mk/

 



Të ndryshme
Më shumë
Gjyshja 61-vjeçare dhe i dashuri 24 vjeç fejohen, jetën e tyre seksuale e përshkruajnë si “të mahnitshme”13 August 2021
ASH: Institucionet gjyqësore vazhdojnë të jenë të politizuara29 June 2020
Albulena Haxhiu e shpall të konstituar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin nga PDK-ja13 September 2026