Nga Rajoni
10 October 2026
Shqipëria do të mbyllë Kapitullin 20, reagon Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas marrjes së dritës jeshile nga Bashkimi Europian për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikën industriale.

Përmes një postimi, Rama e cilëson këtë zhvillim si një hap përpara drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se tashmë nis numërimi mbrapsht drejt realizimit të objektivit historik.

“Shqipëria mbyll Kapitullin e Parë, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik. Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkruan Rama.

 



Të ndryshme
Më shumë
8 milion rrufe në ditë godasin Tokën, ngrohja globale ndikim tek to 1 July 2021
Mediat italiane shkruajnë për bashkëshorten e Granit Xhakës 1 July 2021
Vazhdohen masat për hyrje në Greqi për qytetarët e Maqedonisë 3 September 2021