Nga Rajoni
11 October 2026
Përparim Rama: Synoj të bëhem kryeministër i Kosovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se synon të bëhet kryeministër i Kosovës, gjatë një interviste të shkurtër me krijuesin e përmbajtjes Khan në SHBA.

I pyetur se me çfarë merret, Rama u prezantua si kryetar i Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.

Ndërsa, kur u pyet për pjesën e preferuar të punës së tij, ai përmendi synimin për të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

“Pjesa e preferuar e punës sime është misioni im i radhës, të bëhem kryeministër, në mënyrë që ta pastrojmë dhe ta rregullojmë shtetin”, u shpreh Rama.

EXPAND

Khan e pyeti gjithashtu për kryeministrin aktual, Albin Kurti, ndërsa Rama tha se, sipas tij, Kurti nuk po bën punë të mirë dhe se duhet “t’ia tregojë rrugën”.

Ndërkohë, në një postim të publikuar nga deputeti i LVV-së Ilir Kërçeli, thuhet se videoja është realizuar para votimit për presidenten, si dhe me një kritikë ndaj Ramës për punën e tij në krye të kryeqytetit.

Në mbishkrimin e videos thuhet se, në pyetjen “Çfarë bën për të jetuar?”, përgjigjja që do të duhej të jepte Rama ishte: “Keqmenaxhoj taksat e qytetarëve të kryeqytetit”, ka shkruar Kërçeli./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti nderon bashkëluftëtarin: Lamtumira e fundit për Sahit Jasharin12 June 2026
Bilall Kasami shpalos 16 projektet për Tetovën 30 September 2021
Letra nga e panjohura që e bëri një nënë të qajë17 June 2021