Nga Vendi
10 August 2020
LAJMI I FUNDIT: Vijon takimi Ahmeti-Zaev, pritet të definohet mandati i kryeministrit shqiptar

Ka nisur takimi midis liderit të LSDM-së dhe atij të BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, ndërkohë që pritet të merren vesh për Qeverinë e ardhshme katërvjeçare, shkruan gazeta KOHA.

Temë e takimit të sotëm, siç merr vesh KOHA, do të jetë kombinatorika e periudhës së udhëheqjes me Qeverinë, konkretisht periudha se kur Naser Ziberi do të drejtojë Qeverinë, në fillim të mandatit apo dy vitet e fundit.

Në ndërkohë, para takimit, Ahmeti është shprehur optimist për 24Vesti se do të arrihet marrëveshja qeverisëse në pajtim me afatet kushtetuese. Ndryshe, sot Ahmeti u ka dërguar ftesë liderëve të partive shqiptare për takim të përbashkët ditën e enjte. (koha.mk)



Të ndryshme
Më shumë
Zaho në klasë të parë, Kryeministri Rama i jep këshillat që nuk do të donte asnjë prind27 August 2020
E keni parë shumë rrallë, ky është vëllai i vetëm i Rita Orës23 June 2021
Regjistrimi në Maqedoni, për nëntë ditë janë regjistruar mbi gjysmë milionë qytetarë14 September 2021