Nga Vendi
11 October 2026
Mickoski paralajmëron pagë mesatare nga 1.000 euro

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski bëri të ditur se qëllimi i Qeverisë është që paga mesatare në Maqedoninë e Veriut të afrohet deri në 1.000 euro deri në fund të mandatit, përkatësisht deri në vitin 2028.
Kryeministri theksoi se treguesit ekonomikë, sipas tij, tregojnë përparim, me rritje nominale që tejkalon tetë për qind në vitet 2024 dhe 2025, si dhe me vazhdimin e trendeve pozitive edhe në vitin 2026.
"Synimi i kësaj Qeverie është t'i afrohet pagës mesatare prej 1.000 eurosh deri në fund të mandatit," tha Mickoski.
Ai u shpreh se paga mesatare neto në muajin korrik ishte 48.499 denarë, që përfaqëson një rritje nominale vjetore prej 7,1 për qind. Gjithashtu, eksportet në tetë muajt e parë të vitit arritën në 5,74 miliardë euro, një rritje prej 8,7 për qind.



Të ndryshme
Më shumë
Teuta Arifi tregon arritjen më të madhe për Tetovën 8 October 2021
Petrit Malaj: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, urë lidhëse mes dy vendeve 9 October 2026
Zaev: Rekomandimi i KSI-së për hapjen e kufijve do të shqyrtohet të martën në Qeveri 5 October 2020