Nga Bota
11 October 2026
Itali, shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri – gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Mestre të Venecias, Itali, pasi dyshohet se përndiqte prej kohësh ish-partneren e tij. E frikësuar nga prania e tij, gruaja u detyrua të mbyllej në tualetin e një picerie, nga ku njoftoi policinë.

Sipas mediave italiane, efektivët mbërritën në lokal pas telefonatës së gruas dhe arrestuan në flagrancë shqiptarin, nën dyshimin për përndjekje.

Nga verifikimet paraprake rezultoi se burri dyshohet se e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren përmes mesazheve dhe telefonatave, si dhe ishte përpjekur disa herë ta takonte në vendet që ajo frekuentonte.

Kjo sjellje, sipas policisë, i kishte shkaktuar gruas ankth të vazhdueshëm dhe e kishte detyruar të ndryshonte zakonet e përditshme për t’i shmangur.

Situata u përshkallëzua kur burri u shfaq në picerinë ku ndodhej ish-partnerja. E frikësuar, ajo u izolua në tualet dhe kërkoi ndihmën e policisë.

Pas rindërtimit të ngjarjeve dhe verifikimit të sjelljes së dyshuar përndjekëse, policia e arrestoi shqiptarin për veprën penale të përndjekjes. Autoritetet italiane po vijojnë procedurat ligjore për rastin./TCH



Të ndryshme
Më shumë
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, reagon Blerina Matraku 4 October 2026
BDI: Shteti po largohet nga vlerat evropiane, po bëhen punësime pa barazi dhe pa transparencë 5 July 2025
Hetimet për zjarrin tragjik, ekspertët gjerman arritën në Tetovë16 September 2021