Nga Vendi
11 October 2026
Ali Ahmeti në Gurguricë: Arkin Jahiji është alternativa për një Bërvenicë me dinjitet dhe zhvillim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Gurguricë, ku është diskutuar për vizionin politik për komunën e Bërvenicës dhe programin e kandidatit për kryetar komune, Arkin Jahiji.

 

Gjatë takimit, Ahmeti theksoi rëndësinë e përfaqësimit dinjitoz dhe përgjegjës të qytetarëve, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar vullneti i qytetarëve të Bërvenicës në të kaluarën.

 

“Bërvenica meriton përfaqësim dinjitoz, të denjë dhe të përgjegjshëm”, u shpreh Ahmeti, duke shtuar se çdo vendbanim i komunës meriton një kryetar që mbron interesat e qytetarëve dhe nuk e tjetërson vullnetin e tyre.

 

Kreu i BDI-së shprehu bindjen se Arkin Jahiji përfaqëson një alternativë premtuese për të ardhmen e komunës, duke vënë në pah vizionin dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e Bërvenicës.

 

“Bërvenica meriton dinjitet, përfaqësim dhe zhvillim!”, përfundoi Ahmeti, duke mbështetur kandidaturën e Arkin Jahijit për kryetar të komunës.



Të ndryshme
Më shumë
“Kam gjithçka që më nevojitet”, Trixa shijon jetën e natës 14 March 2022
Pse duhet te mbani kripë me vete në rast rreziku?21 September 2021
Rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve, qytetarët krijojnë radhë në pompat e benzinës 9 March 2026