Nga Vendi
12 October 2026
Fillon ndërtimi i autostradës Bukojçani - Kërçovë

Autostrada Bukojçani – Kërçovë do të fillojë ndërtimin. Fillimi zyrtar i ndërtimit do të shënohet sot.

Autostrada është pjesë e Korridorit 8 dhe duhet të lidhë qafën e Strazhës me Kërçovën. Do të ndërtohet në dy faza, ku faza e parë përfshinë rrugën nga fshati Crvevci deri në Kërçovë, dhe faza e dytë nga Dolno Strogomishte deri në Crvevci.

Financimi ofrohet nëpërmjet një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe granteve nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Mbikëqyrja do të kryhet nga një konsorcium i udhëhequr nga Instituti i Inxhinierisë Civile të Maqedonisë. Marrëveshja e mbikëqyrjes u nënshkrua më 30 shtator me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: 83% e rasteve të reja prej 6 gushtit nuk kanë qenë të vaksinuar27 August 2021
Dita e Evropës, Murtezani: E ardhmja evropiane e Maqedonisë nuk është zgjedhje por vendim 9 May 2025
MASH Maqedoni: Të drejtën për para për ushqim mund ta shfrytëzojnë studentët e rregullt të universiteteve shtetërore dhe private 7 July 2021