Nga Rajoni
12 October 2026
"Flamuri serb do të valvitet mbi Prizren", reagon Sali Berisha: Deklarata luftënxitëse e Ivica Daçiç, klounit të Millosheviçit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratat e ministrit serb, Ivica Daçiç i cili deklaroi të dielën se flamuri serb do të valvitet mbi Prizren.

Berisha i ka cilësuar këto deklarata si provokuese dhe luftënxitëse.

Kreu demokrat gjithashtu ka shtuar se PD i dnënon këtp deklarate teksa shtoi se janë rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

“Deklarata luftënxitëse e Ivica Daçiç, klounit të Millosheviçit. Në një deklaratë provokuese dhe luftënxitëse, Ivica Daçiç u shpreh se Flamuri serb do të valvitet mbi Prizren!

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë deklaratë të kllounit, pasardhësit direkt partiak të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, që dëshmon edhe një herë se udhëheqja e verbër ultranacionaliste aktuale serbe është një armike e paqes, një rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”, shkruan Berisha.



Të ndryshme
Më shumë
Luana thotë se është e “omel” (FOTO) 2 July 2020
Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë në Shkup për të drejtën e provimit në shqip 4 April 2026
Çfarë mund të përmbushë Mali i Zi nga kërkesat e Kroacisë?16 October 2026