Nga Rajoni
12 October 2026
Vrau në mënyrë tinëzare bashkëshorten e tij! Këto janë arsyet pse Naim Murseli kërkon ulje të dënimit me burgim të përjetshëm

Naim Murseli, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen tinëzare të gruas së tij, Liridona Ademajt, ka paraqitur një sërë pretendimesh në ankesën kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

Avokatët e Murselit, kërkojnë që aktgjykimi të prishet për shkak të shkeljeve të pretenduara procedurale dhe penale.

Në alternativë, ata kundërshtojnë edhe lartësinë e dënimit dhe kërkojnë shqiptimin e një dënimi më të butë.

Sipas ankesës së mbrojtjes, të siguruar nga IndeksOnline, aktgjykimi i shkallës së parë përmban kundërthënie ndërmjet dispozitivit dhe arsyetimit, ndërsa gjykata, sipas tyre, nuk i ka trajtuar në mënyrë të mjaftueshme disa nga pretendimet dhe propozimet e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.



Të ndryshme
Më shumë
Rriten shpenzimet për një familje 4-anëtarëshe në Maqedoni10 August 2021
zgjedhjeve kaloi mirë, procesi i votimit ishte i qetë16 July 2020
Policia qëllon për vdekje një 25-vjeçar në Tiranë 8 December 2020