ShowBiz
12 October 2026
“Për dashurinë duhet të luftosh”, fansat i drejtohen Klodit pas ndarjes nga Elijona

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e emisionit “E diell” në Top Channel.

Pas këtij angazhimi të ri, Klodi ka marrë urime të shumta nga fansat, të cilët i kanë dëshiruar suksese në rrugëtimin e tij televiziv.

Megjithatë, vëmendje kanë tërhequr edhe disa komente që lidhen me jetën e tij private, konkretisht me ish-partneren e tij, Elijona Binakaj.

Disa ndjekës i kanë dhënë këshilla Klodit, duke i bërë thirrje të mos heqë dorë lehtë nga dashuria dhe duke theksuar se për të duhet luftuar.

Por, deri më tani, Klodi nuk ka reaguar ndaj këtyre komenteve, duke lënë të paqartë nëse ka diçka për të thënë rreth raportit me Elijonën.



Të ndryshme
Më shumë
“Kam bërë shumë gabim që s’e kam marr”, pacientët të penduar që nuk u vaksinuan me kohë15 September 2021
Kishin humbur në Malin Sharr, gjenden dhe shpëtohen 7 alpinist çek27 July 2021
Filipçe: Me LSDM-në Maqedonia u bë shtet anëtar në NATO, ndërsa qeveria aktuale na largoi nga rruga drejt BE-së27 September 2025