ShowBiz
12 October 2026
2po2 pyet ChatGPT-në për veten, ja çfarë përgjigje mori

Çfarë mendon inteligjenca artificiale për 2po2? Këtë ka vendosur ta zbulojë vetë reperi i njohur, Besnik Canolli, i cili i ka bërë një pyetje ChatGPT për karrierën e tij muzikore.

E duket se përgjigjja i ka pëlqyer aq shumë, sa ka vendosur ta ndajë edhe me ndjekësit në Instagram.

“Chati tu ma bo qefin t’dillen”, ka shkruar ai me humor, krahas një fotografie ku shihet vlerësimi që inteligjenca artificiale i ka bërë rrugëtimit të tij në muzikë.

Në përgjigje, ChatGPT ka vënë në pah faktin se 2po2 është aktiv në skenën muzikore që nga vitet ’90 dhe se, edhe pas më shumë se tri dekadash, këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen nga miliona njerëz.

Si shembull është përmendur kënga “Nëse unë vdes”, me mbi 12 milionë shikime në YouTube, ndërsa theksi është vendosur te jetëgjatësia artistike e reperit.

“Sepse një gjë është të bëhesh i famshëm, por krejt tjetër është të mbetesh relevant për më shumë se 30 vjet”, thuhet në fund të përgjigjes që reperi ka publikuar.

Për ata që e kanë ndjekur hip hopin shqiptar ndër vite, 2po2 është një nga emrat që ka kontribuar në ndërtimin e kësaj skene që nga fillimet e saj. Nga periudha e grupit me Arben Mehmetin e deri te hitet si “Prishtinali jom”, ai ka lënë gjurmë te disa gjenerata dëgjuesish.

E kësaj radhe, një vlerësim për karrierën e tij nuk erdhi nga ndonjë kritik muzike apo koleg i skenës, por nga ChatGPT.

Dhe, gjykuar nga reagimi i 2po2, duket se inteligjenca artificiale ia ka qëlluar për t’ia zbukuruar ditën.



Të ndryshme
Më shumë
Reshjet e shiut bllokojnë Liqenin e Komanit nga mbeturinat18 October 2020
Protestë e re e sindikatave në Shkup, kërkohet pagë minimale 600 euro14 March 2026
Trump zgjat armëpushimin me Iranin, vendimi lidhet me kërkesën e Pakistanit22 April 2026