Nga Vendi
12 October 2026
Forumi i Gruas në BDI: Gratë duhet të jenë pjesë e pandashme e vendimmarrjes

Roli i gruas në shoqëri dhe përfshirja e saj në proceset vendimmarrëse ishin në fokus të një takimi të zhvilluar me Forumin e Gruas, ku morën pjesë nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arta Bilalli-Zendeli, sekretari organizativ Nebi Rexhepi dhe shefi i shtabit, Jusuf Shaini.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e kontributit të grave në familje dhe në shoqëri, si dhe nevoja që ato të kenë një rol aktiv në përcaktimin e politikave dhe të së ardhmes së përbashkët.

“Gratë janë shtylla e shoqërisë dhe e familjes. Pa forcën, përkushtimin dhe kontributin e tyre, nuk ka familje të fortë, as shoqëri të suksesshme”, thuhet në mesazhin e përcjellë pas takimit.

Po ashtu, u nënvizua se gratë duhet të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse, jo vetëm si përfaqësuese, por edhe si kontribuuese aktive në hartimin dhe zhvillimin e politikave.

“Gratë do të jenë pjesëmarrëse në vendimmarrje dhe pjesë e pandashme e proceseve. Ato janë zëri që ndërton të ardhmen tonë të përbashkët”, ishte mesazhi i përcjellë në këtë takim.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM-ja do ta pranojë rezolutën e OBRM-PDUKM-së për negociatat me Bullgarinë 5 July 2021
Nora Gjakova deklarohet me shumë emocione për medaljen e artë në Lojërat Olimpike26 July 2021
Bytyqi: Maksimalisht jemi të përkushtuar për krijimin e një shoqërie solidare, të drejtë për të gjithë qytetarët30 June 2021