Nga Vendi
10 August 2020
Ali Ahmeti: Sa jemi afër, aq jemi edhe larg në bisedimet me LSDM

Kryetari i BDlsë, Ali Ahmeti pas takimit me kreun Socialdemokrat Zoran Zaev, në deklarat për media tha se bisedimet tani kanë filluar, por shpreson që palët të kenë vullnetin e fortë për t’i tejkaluar dallimet.

“Ne tani kemi filluar nuk ka shumë takime që janë bërë sot është takimi i dytë dhe unë shpresoj që të gjitha palët do të kenë vullnetin e fortë për t’i tejkaluar ato dallime, vështërsitë të cilat janë duke u menduar”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ndërsa për bisedimet me LSDM, kreu integrist tha se sa janë afër, aq janë edhe larg.

“Unë mendoj se sa jemi afër, aq jemi edhe larg, por gjithmon palët duhet të kenë parasysh interesat madhore të shtetit”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti./TV21



Të ndryshme
Më shumë
Jeni mësuar të humbni zgjedhjet dhe të mburreni21 October 2021
Bimët mjekësore që largojnë ankthin dhe stresin31 July 2020
Instituti publikon listën preliminare me 13.227 viktima të luftës në Kosovë, Kurti kërkon hapjen e arkivave të Serbisë30 July 2026