Është anuluar seanca e Kuvendit të Shqipërisë e paraparë të mbahet sot. Seanca është anuluar për shkak të paralajmërimit për protestën e radhës, për të tretën ditë radhazi.
Protestat në Tiranë gjatë dy ditëve të kaluara janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit.
Gjatë tubimit të së mërkurës, më 14 tetor, protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe sende të forta drejt institucioneve, ndërsa në disa zona pati zjarrvënie dhe dëme materiale. Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës.