Nga Rajoni
15 October 2026
Policia e Shtetit me apel për prindërit: Fëmijët të qëndrojnë larg situatave të dhunshme, siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët

Policia e Shtetit i është drejtuar me një apel prindërve dhe fëmijëve, duke kërkuar që të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.

Në apel thuhet se siguria e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët.

Apeli i Policisë së Shtetit:

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!

Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune!

Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!

Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!

Një apel i veçantë për prindërit!

Kujdesuni për fëmijët tuaj!

Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.

Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!

Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.

Ju lutemi, bashkëpunojmë!. /Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Grubi: Deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion qytetar20 September 2021
Ndërsa raportonte drejtpërdrejt për vdekjen e një fëmije trevjeçar në Poloni, një veturë goditi një vajzë të re pas tij29 September 2026
Sela: Ja çka i thashë Ali Ahmetit në telefon24 July 2020