ShowBiz
15 October 2026
Dalin pamjet e evakuimit, ja si u shpëtua aktorja nga përmbytjet në Stamboll

Pas orëve të ankthit dhe thirrjeve për ndihmë, aktorja e njohur turke Demet Özdemir është evakuuar me sukses nga zona e përmbytur në Stamboll. Tashmë janë publikuar edhe pamjet që tregojnë momentet e shpëtimit të saj.

Reshjet e rrëmbyeshme që goditën Stambollin mbrëmjen e së mërkurës shkaktuan përmbytje të mëdha në zonën Ayazağa, ku ujërat depërtuan edhe në studiot televizive ku ndodhej aktorja.

Demet mbeti e bllokuar së bashku me shumë persona të tjerë, mes tyre edhe këngëtarin e njohur Murat Boz, i cili më herët kishte kërkuar publikisht ndërhyrjen e autoriteteve, duke treguar se situata ishte rënduar dhe se energjia elektrike ishte ndërprerë.

Pas një operacioni shpëtimi, ekipet e emergjencës arritën deri te objekti me gomone, duke organizuar evakuimin e personave të bllokuar.

Në pamjet e publikuara së fundmi, Demet shihet gjatë operacionit të shpëtimit, ndërsa pjesëtarët e ekipeve të emergjencës e ndihmojnë të zbresë nga gomonia dhe të largohet nga zona e përmbytur.

Operacioni u realizua me angazhimin e disa institucioneve të shpëtimit, përfshirë AFAD-in, zjarrfikësit dhe Rojet Bregdetare turke.

Edhe Murat Boz është evakuuar, ndërsa pamjet e publikuara sjellin një tjetër dimension të natës së vështirë që përjetuan artistët dhe dhjetëra persona të tjerë të bllokuar nga vërshimet. 

 

View this post on Instagram

A post shared by Ibrahim Savun (@ibrahimsavunn)

 

 


Të ndryshme
Më shumë
VLEN: Monumenti i Qosetos, provokim i radhës nga koalicioni Arsovska-BDI-Levica!28 July 2025
Begaj në Prishtinë: "Liria Fitohet me Sakrificë dhe Mbrohet me Unitet"12 June 2026
Në aeroport u gjet një djalë në valixhe dhe një burrë me 94 iPhone të lidhur për trupi23 September 2021