Nga Vendi
16 October 2026
Bilalli-Zendeli: Ligji i VLEN-it për përfaqësim legjitimon konkurset 50 maqedonas, 2 shqiptarë

Zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli në emisionin “N’Dritë” në Alsat theksoi që BDI-ja nuk do ta mbështetë propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Sipas saj, më mirë është të mos ketë fare ligj se një ligj të këtillë.

“Ky ligj vetëm do ta legjitimon dhe legalizon, modelin e konkurseve 50 me 2, 35 me 0, 27 me 1 dhe kur janë ato konkurse të atilla mund edhe të kritikohen, mund edhe të kërkohet rishqyrim i të njëjtave, por kur do të jenë të bazuara dhe kur do ta kenë mbështetjen në kornizën ligjore të sistemit juridik, atëherë ato do të jenë pjesë e përditshmërisë tonë”, tha Bilalli Zendeli.



Të ndryshme
Më shumë
Blerim Sejdiu: “Unë votova, voto edhe ti!”19 October 2025
Qeveria në mbledhjen e sotme diskuton për hapjen e kufijve23 June 2020
Kush është Konstantin Kosachev, rusi që inicioi mocionin kundër luftës së UÇK-së në Gjykatën Speciale20 September 2026