ShowBiz
16 October 2026
“Kjo është jeta miku im”, Egzoni rikthehet me video, me dhimbjen për Laurentin

Më shumë se një muaj pas ndarjes nga jeta të mikut të tij, Laurentit, Egzon Sahiti është rikthyer në rrjetet sociale me postim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Rikthimi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa në komentet e publikuara në rrjetet sociale, ndjekësit kanë reaguar me mesazhe mbështetëse dhe fjalë që lidhen me periudhën e vështirë që ai po kalon.

“Mirë se u riktheve”, i shkruan njëri prej ndjekësve, ndërsa Egzoni i përgjigjet: “Kjo është jeta, miku im”, duke shoqëruar mesazhin me një emoji zemër të thyer.

Një tjetër ndjekës i shkruan se jeta vazhdon dhe se duhet të ketë plane të tjera e të ndjekë suksesin. Përgjigjja e Egzonit ishte: “Allahu e din ma mirë…”.

Komentet kanë ngjallur reagime, ndërsa fjalët e Egzonit pasqyrojnë dhimbjen që mund të shoqërojnë rikthimin në përditshmëri pas humbjes së një personi të afërt.

“Kjo është jeta miku im”, Egzoni rikthehet në rrjete me dhimbjen për Laurentin“Kjo është jeta miku im”, Egzoni rikthehet në rrjete me dhimbjen për Laurentin

“Kjo është jeta miku im”, Egzoni rikthehet në rrjete me dhimbjen për Laurentin



Të ndryshme
Më shumë
Turqia nis operacion kundër organizatave LGBTQ+, arreston dhjetëra persona13 September 2026
Pas Mickoskit edhe VLEN nuk e mbështetë protestën për krerët e UÇK-së 5 December 2025
Maskotat e Botërorit 2026 e Zënë në Flagrancë: Trafikantin e Kapën Duke Ndjekur Ceremoninë e Hapjes12 June 2026