ShowBiz
16 October 2026
Mozzik e Lotina u bënë prindër, djali ka një emër të veçantë

Reperi i njohur kosovar, Mozzik, ka ndarë lajmin e bukur të ardhjes në jetë të djalit të tij, Oz.

Përmes një postimi emocionues, artisti ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për dhuratën më të madhe, duke kujtuar lutjet e tij të vazhdueshme për t’u bërë baba i një djali.

Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij.

Kurrë nuk u lodha nga sprovat e Tua, o Zot i Madh. Përkundrazi, ato më bënë më të fortë dhe më burrë para kohe.

Sot, me zemrën plot, të falënderoj për dhuratën më të madhe që na dhe, djalin tonë!

U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë!

Të duam shumë, Nana & Baba!

16 tetor 2026

08:40



Të ndryshme
Më shumë
Artan Grubi: Me këtë parti politike nuk do bëjmë koalicion23 July 2020
Sela për tragjedinë në Tetovë: Nuk do të lejojmë të fshihen pisllëqet 9 September 2021
Arrestimi i Jozit, Gjykata e Apelit jep vendimin për këngëtarin29 September 2026