Nga Bota
11 August 2020
Rusia regjistron vaksinën kundër Covid19, vaksinohet vajza e Putinit

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se vaksina e parë në botë kundër Covid-19 është regjistruar në Rusi.

Putini theksoi se vaksina iu nënshtrua të gjitha testeve dhe provave të nevojshme. Ai gjithashtu shtoi se njëra nga dy vajzat e tij është vaksinuar dhe se ka gjendje të mirë shëndetësore, raporton AP.

“Një nga vajzat e mia u vaksinua, kështu që në këtë kuptim, ajo mori pjesë në testim”, tha Putin në një takim me zyrtarë të lartë.

Në një takim me anëtarët e qeverisë në Moskë, Putin tha se vaksina e zhvilluar nga qendra hulumtuese kombëtare “Gamaleya” ka një regjistrim zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë së Rusisë.

Kreu i qendrës hulumtuese Gamaleya, Alexander Gintzburg, tha se vaksina bazohet në adenovirus dhe përmban grimca të vdekura të koronavirusit të cilat nuk mund të shumohen dhe për këtë arsye janë të sigurta.

Gintzburg tha se megjithatë, ajo mund të provokojë një reagim imun siç është temperatura e lartë trupore si rezultat i futjes së substancave të huaja në trupin e njeriut.



Të ndryshme
Më shumë
Shkencëtarët krijojnë kompjuterin më të shpejtë të bërë ndonjëherë29 June 2020
Prindërit e Manajt pranë murales të dedikuar të biri pas festës së golit ndaj Serbisë15 November 2025
Filipçe thotë se nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së masave kufizuese për kufijtë 6 July 2020