Nga Rajoni
17 October 2026
Aeroporti mohoi fikjen e dritave, por Berisha e përmend sot: Dyshova se ia mbathi Rama

Edhe pse aeroporti i Rinasit ka mohuar ndërprerjen e energjisë, kreu demokrat Sali Berisha tha se sot se dyshoi se kryeministri Edi Rama mund të ishte larguar nga vendi.

Në përgjigje të një qytetari në rrjetet sociale, kreu i selisë blu tha se kishte marrë mesazhe për fikjen e dritave jashtë dhe brenda aeroportit.

“Në fakt e dyshova shumë, thashë se ia mbathi. Po të flas të vërtetën. Thashë se ia mbathi, për më tepër kur u përpoqa ta verifikoj, më thanë se aeroporti brenda kishte drita, por vetëm jashtë. Atëherë mu forcua dyshimi më shumë. Mirëpo më vonë më dërgoi një qytetar mesazhin se aeroporti kishte edhe brenda errësirë. Kështu që nuk mund të them, por në qoftë se kanë munguar dritat vetëm jashtë, të garantoj që është prova e sigurt që përgatitet t’ia mbathë bashkë me disa nga anëtarët e organizatës nga Shqipëria. Por e garantoj që kudo të shkojë në botë, ligji dhe vetëm ligji do ta ndjekë nga mbrapa”, iu përgjigj Berisha qytetarit.

Mbrëmjen e djeshme Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaroi se në asnjë moment nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në terminal.

“Ndërprerja ka prekur vetëm ndriçimin e fasadës së aeroportit për disa minuta, pa ndikuar në asnjë moment në aktivitetin operacional dhe në vijimësinë normale të fluturimeve”, thuhej në postimin e aeroportit. /a2cnn/



Të ndryshme
Më shumë
Shehaj denoncon: “Skandal botëror”, në qendër të vëmendjes rasti i Ermal Beqirajt dhe dosja e AKSHI-t30 July 2026
Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata 8 October 2026
Pasi hoqi veshjen islame, këngëtarja u përball me qindra komente negative në internet!18 October 2020