ShowBiz
18 October 2026
“Duhet e gjithë Kosova me ardh!”, Eli Malaj me thirrje për protestat në Shqipëri

Këngëtarja Eli Malaj ka reaguar ndaj situatës së tensionuar në Shqipëri, ku prej ditësh po zhvillohen protesta të fuqishme kundër qeverisë së Edi Ramës.

Përmes një postimi në Instagram, artistja u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shkojnë në Shqipëri dhe t’u bashkohen protestave.

“Duhet e gjithë Kosova me ardh për Shqipëri! O sot, o kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin!”, ka shkruar ajo, duke theksuar nevojën për solidaritet mes shqiptarëve në këtë moment.

Reagimi i këngëtares vjen pas pesë ditësh protestash, të nisura nga studentët dhe të rinjtë, të cilët kërkojnë kushte më të mira arsimimi, mundësi punësimi dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Situata është përshkallëzuar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave të gomës, ndërsa janë raportuar edhe dhjetëra të lënduar.

Me mesazhin e saj, Eli Malaj i është bashkuar zërave publikë që kanë reaguar ndaj zhvillimeve në Shqipëri, duke kërkuar këtë herë edhe përfshirjen e qytetarëve nga Kosova.

“Duhet e gjithë Kosova me ardh!”, Eli Malaj me thirrje për protestat në Shqipëri



Të ndryshme
Më shumë
Tension në skenë: Gjesti nervoz në koncertin e fundit në Austri pas një veprimi të papritur nga DJ-i i tij13 May 2025
Dorë për dore, ja kush po e shoqëron Leonora Jakupin në pushime14 September 2026
Maqedoni: Dalja më e ulët që nga pavarësia e shtetit, thirrje për mbobilizim në rreth të dytë20 October 2021