Nga Bota
18 October 2026
Vala e protestave përfshin Evropën, pas Francës trazira edhe në Itali

Një seri e re demonstratash u zhvillua sot në qytetet kryesore të Italisë , kryesisht në Milano, Torino, Bolonjë dhe Romë.

Në kryeqytetin italian, një marshim i madh u organizua nga sindikata Cgil me 4.5 milionë anëtarë.

Sekretari i sindikatës, Maurizio Landini, njoftoi se Cgil do të hynte në një grevë të përgjithshme më 20 nëntor.

Kjo është e njëjta ditë kur është planifikuar një protestë studentore në të gjithë Evropën.

Në një protestë në Bolonja, një numër i vogël protestuesish të rinj me fytyra të mbuluara u përleshën me policinë, duke hedhur gurë dhe shishe. Policia përdori shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.

Një mobilizim kundër rritjes së kostos së jetesës dhe rritjes së çmimeve të karburantit u mbajt edhe në Torino, me slogane kundër partisë së ekstremit të djathtë “E Ardhmja Kombëtare”, e udhëhequr nga ish-gjenerali Roberto Vanacci.

Në Milano ndodhën përleshje në sheshin qendror Duomo .

Një pakicë protestuesish hodhën bomba tymi dhe tavolina drejt policisë, e cila përdori shkopinj gome dhe uji.

Sipas informacioneve të deritanishme, ka të plagosur dhe të paktën një vajzë e re dhe një oficer policie kanë lëndime në kokë.

Deri më tani janë bërë 50 arrestime.

Turistët dhe banorët që ishin në qendër të qytetit nxituan të gjenin strehim në dyqane dhe pallate përreth sheshit Duomo. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ekspertët bullgarë sqarojnë: Shenja ka qenë e vendosur gabimisht në rrugë! (Foto)23 November 2021
Rexhep Selimi kërkon heqjen e regjimit të vizitave në Hagë28 March 2026
E neveritshme: Këngëtari pi nga këpucët e dasmorit, për një bakshish të majmë17 August 2021