Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për media para nisjes së mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane.
Çitaku u paraqit me një bluzë me mbishkrimin “Kosova po pret”, ndërsa lidhur me zhvillimet e 16 shtatorit në Hagë, deklaroi se ajo që ndodhi atë ditë përbën, sipas saj, krim ndaj drejtësisë, transmeton Klankosova.tv.
"Pikërisht ky që shkruan "Kosova po pret". Dhe ne presim që në Apel, të vendoset drejtësi, sepse ajo se çka ka ndodhur më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë. Është krim ndaj historisë, dhe krim i cili ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë", tha Çitaku.