ShowBiz
20 October 2026
I shkojnë policët pranë shtëpisë, Stresi: Nuk jam, mos terrorizoni lagjen kot

Reperi Stresi ka ngritur shqetësimin për praninë e një numri të madh efektivësh policie në lagjen ku jeton.

Sipas tij, policia ka shkuar pranë banesës së tij një ditë pasi ai ishte angazhuar në protestat kundër qeverisë shqiptare në Tiranë.

Artisti ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë pamje nga kamerat e sigurisë.

 

Foto: Instagram

Në video shihen disa efektivë të uniformuar, të pajisur edhe me mjete mbrojtëse.

Krahas pamjeve, Stresi ka shprehur pakënaqësinë e tij për këtë situatë, duke iu drejtuar policisë me tone kritike.

“Mirëdita me këtë pamje kaq të bukur. Latë nam, po s’jam në shtëpi, s’jam budalla si ju. Mos terrorizoni lagjen kot”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij vjen pas një dite kur ai ishte shfaqur në protestat e zhvilluara në Tiranë, duke iu bashkuar studentëve dhe qytetarëve të tjerë. 



Të ndryshme
Më shumë
Roma nuk do të organizojë ‘Eurovision 2022’26 August 2021
Tetovë, rritet dalja në zgjedhje në krahasim me rrethin e parë deri në ora 15:0031 October 2021
Gazetares sportive i ndodh incidenti i papritur, fansat diskutojnë a kishte apo jo të brendshme21 June 2021