Italia është përfshirë nga një valë protestash për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, ku shoferët e kamionëve dhe fermerët kanë bllokuar rrugë dhe porte në disa rajone të vendit.
Në Napoli, protestuesit bllokuan rrugët që çojnë drejt portit tregtar, duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës. Protestat janë përhapur edhe në Sicili, Kalabri, Bazilikatë dhe Pulia.
Bllokadat kanë shkaktuar ndërprerje në furnizimin me ushqime, ndërsa supermarketet po raportojnë mungesa të produkteve të freskëta.
Fermerët paralajmërojnë humbje të mëdha financiare për shkak të vështirësive në vjeljen dhe transportimin e produkteve bujqësore.
Shoferët e kamionëve kërkojnë uljen e çmimeve të karburanteve dhe rritjen e tarifave të transportit, duke kërkuar nga autoritetet masa konkrete për përballimin e kostove në rritje.
Ministri italian i Transportit, Matteo Salvini, ka premtuar lirimin e subvencioneve qeveritare të ngrira, si dhe zhvillimin e bisedimeve me sindikatat të martën, me synimin për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e protestuesve.
Ndërkohë, tensionet vazhdojnë edhe në Milano, në veri të Italisë. Autoritetet po planifikojnë dërgimin e 500 ushtarëve në qytet dhe po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së shtetrrethimit, në përpjekje për të përballuar situatën e krijuar. /Telegrafi/