Nga Vendi
12 August 2020
Kallëzime penale kundër disa personave nga Shkupi të cilët kanë organizuar festa në kohë pandemie

Edhe pse është e ndaluar festohet dhe bëhen dasma nëpër kafene dhe restorante.

Kallëzime penale janë ngritur kundër disa qytetarëve për shkelje të rregullave shëndetësore, sepse gjatë pandemisë ata festuan në grupe të mëdha.

Njësia e MPB-së në Gazi Babë ka ngritur kallëzime penale kundër një banori të Shkupit dhe një shtetasi gjerman për organizimin e një feste familjare më 8 gusht në një restorant që ishte mbyllur për ca kohë.

E njëjta njësi ka ngritur kallëzime penale kundër personave tjerë të cilët më 1 gusht në një shtëpi në Idrizovë kanë festuar Kurban Bajramin./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Përlotet Adelina Tahiri, ja lidhja që kishte me vajzën e re që ndërroi jetë në spitalin e Tetovës (VIDEO)10 September 2021
UNICEF mirëpret vendimin për hapjen e shkollave në shtator në Maqedoni19 August 2021
Si po përballen rrjetet sociale me talibanët?23 August 2021