Nga Rajoni
20 October 2026
Aurel Plasari: “Ky djalë ju mundi”, reagim i fortë për studentin Klevi Metaj

Studiuesi, historiani dhe shkrimtari shqiptar Aurel Plasari ka reaguar me një mesazh të fortë ndaj rastit të studentit Klevi Metaj, i cili u bë një nga figurat simbol të protestës studentore në Shqipëri, pas pamjeve ku shfaqej i lidhur me pranga në hyrje të Ministrisë së Arsimit.

 

Në shkrimin e tij me titull “Ju mundi”, Plasari e vlerëson qëndrimin e studentit si shprehje të guximit qytetar dhe të së drejtës për të menduar ndryshe. “Ky djalë ju mundi. Atë që nuk e bëri dot një opozitë e tërë zyrtare, jua bëri ky djalë”, shkruan ai, duke kritikuar mënyrën se si u trajtua studenti gjatë protestës.

 

Plasari e vë theksin te simbolika e pamjeve nga protesta, duke argumentuar se lidhja e një studenti me pranga në dyert e institucionit përgjegjës për arsimin përbën një imazh që, sipas tij, do të mbetet në kujtesën publike. Ai e konsideron protestën dhe kundërshtimin e politikave qeveritare shprehje të mendimit të lirë dhe të së drejtës për të vënë në pikëpyetje autoritetin.

 

Në vijim të reagimit, studiuesi përmend edhe imazhin e studentit në spital duke lexuar, të cilin e lidh me fuqinë e dijes dhe të mendimit kritik. Përmes një reference ndaj shkrimtarit Heinrich Heine, Plasari përcjell mesazhin se mendimi dhe dija nuk mund të kontrollohen përmes presionit apo kufizimeve.

 

“Bibliotekave në kokë të një brezi tjetër, që mendon ndryshe prej jush, si do t’ia bëni?”, përfundon ai, duke e kthyer reagimin në një thirrje për reflektim mbi raportin mes pushtetit, protestës qytetare dhe lirisë së mendimit.



Të ndryshme
Më shumë
Paradoks në kujdesin shëndetësor – spitalet nuk kanë pajisje, a pajisjet e shtrenjta nuk përdoren 8 May 2025
Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 32 gradë18 June 2021
Lajçak për bisedimet Kosovë-Serbi: Ka disa çështje urgjente për t’u diskutuar 7 September 2021