ShowBiz
21 October 2026
Soni anulon koncertin në Itali për shkak të protestave në Shqipëri

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj, ka njoftuar anulimin e koncertit që ishte planifikuar të mbahej më 24 tetor në Bolonjë të Italisë.

Përmes një postimi në Instagram, artistja ka bërë të ditur se, për shkak të ngjarjeve të fundit, nuk do të jetë e pranishme në koncertin e paraparë për këtë datë.

“Për shkak të ngjarjeve të fundit, me keqardhje ju njoftoj që nuk do të jem e pranishme në koncertin e datës 24 tetor në Bolonjë, Itali”, ka shkruar ajo.

 

Foto: Screenshot/Instagram

Soni nuk ka dhënë më shumë detaje, por ka kërkuar mirëkuptimin e publikut, duke shprehur shpresën se do të takohen sërish së shpejti.

Njoftimi i këngëtares vjen në një periudhë kur Tirana është përfshirë nga protesta të njëpasnjëshme, të cilat ditët e fundit janë shoqëruar edhe me përplasje dhe tensione.

Situata ka ndikuar gjithashtu në organizimin e disa aktiviteteve kulturore dhe sportive në kryeqytet.

Kjo ka bërë që të përfshihen edhe figurat publike, duke i mbështetur studentët e qytetarët e tjerë. 



Të ndryshme
Më shumë
Autobusi me nxënës bllokohet në Zvërnec, nuk ka të lënduar26 April 2026
Zaev: VMRO-ja do të na sjellë sherr me të gjithë fqinjët, Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë dhe do të presim me vite të tëra22 October 2021
Maqedoni, 83% e rasteve të reja e 87 e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar 3 September 2021