ShowBiz
21 October 2026
Pas 11 vitesh martesë, aktorja e njohur turke bëhet nënë për herë të parë

Një kapitull krejtësisht i ri ka nisur në jetën e aktores turke Zeynep Çamcı, e cila është bërë nënë për herë të parë në moshën 39-vjeçare.

Aktorja, e njohur për rolet e saj në disa produksione të suksesshme turke, ka sjellë në jetë një djalë më 15 tetor, duke kurorëzuar kështu një periudhë të veçantë për të dhe bashkëshortin, Serhat Bayram.

Çifti, i cili është i martuar prej 11 vitesh, ka zgjedhur emrin Can për vogëlushin e tyre.

Interesant është fakti se Zeynep kishte preferuar ta mbante shtatzëninë larg vëmendjes së publikut, duke mos ndarë shumë detaje nga kjo periudhë e jetës së saj.

Megjithatë, pas ardhjes në jetë të djalit, aktorja vendosi ta ndajë lajmin e bukur edhe me ndjekësit, duke publikuar fotografitë e para me foshnjën.

Kështu, pas më shumë se një dekade martesë, Zeynep dhe Serhat po shijojnë për herë të parë emocionet e prindërimit.

Pas 11 vitesh martesë, aktorja e njohur turke bëhet nënë për herë të parë

Pas 11 vitesh martesë, aktorja e njohur turke bëhet nënë për herë të parë



Të ndryshme
Më shumë
Ilir Shaqiri ndan tekstin e këngës ‘Jo në emrin tim’: S’ka as ditë të mbarë pa u kthy n’atdhe trimat çlirimtarë 2 October 2026
“I uroj çdo femre në këtë botë një burrë që trajton një grua si ai”, Adriana Matoshi me të dashurin në pushime 1 September 2021
Arben Çejku: Akuzat ndaj shtetarëve dhe luftëtarëve të UÇK për të dëmtuar shtetësinë dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës19 December 2020