Nga Rajoni
22 October 2026
Ergys Agasi bën kërkesë për kthimin e sendeve të sekuestruara

Ergys Agasi, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në zyrën e tij.

Mësohet se kërkesa është depozituar më 14 tetor, ndërsa Agasi kërkon konkretisht kthimin e një kamere të sekuestruar në ambientet e zyrës.

Pritet që GJKKO të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse kamera do t’i kthehet apo do të vijojë të mbahet e sekuestruar.

Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Flojera Davidhi.

 



Të ndryshme
Më shumë
Hoxha për koalicionin ASH-VMRO: Dikur i kanë quajtur vrasës ndërsa sot vëllezër 2 September 2021
Vulin: Greqia më konfirmoi se nuk do ta njohin Kosovën10 August 2021
Yjet e rinj që po shkëlqejnë në Botërorin 2026, talentet që po marrin vëmendjen e botës29 June 2026