Nga Rajoni
22 October 2026
Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK’së nëse bëhen kryetar

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka folur për zgjedhjet e brendshme në LDK që pritet të mbahen në vitin 2027 dhe për emrat e mundshëm për të zëvëndësuar Lumir Abdixhikun në krye të partisë.

Hoti ka thënë se Përparim Rama, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami dhe dy tre emra të tjerë, do t’i bënin nder LDK’së nëse do të zgjidheshin ndonjëri kryetar partie.

Ai ka thënë se do të angazhohet që procesi zgjedhor të jetë i hapur dhe transparent.

Ndërkohë për lidershipin aktual të LDK’së ka thënë se duhet ta kuptojë që s’mund të vazhdohet me mendësinë e deritanishme.

“Na duhet një kryetar që na bashkon”, ka thënë Hoti për Nacionale.

 



Të ndryshme
Më shumë
Kurti kujton masakrën e Krushës së Madhe, thirrje për drejtësi dhe kujtesë historike27 March 2026
Ermiona Lekbello reagon ashpër pas skandalit me VIP-at 1 October 2026
Bislimovski: KRRE duhet ta përcaktojë edhe çmimin e ujit, pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike24 June 2021