Nga Vendi
22 October 2026
Provimi i jurisprudencës 100% në shqip, Memedi: Kërkesa që po i rikthen studentët në protesta

Zgjidhjen që ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari ua dha studentësve të juridikut për provimin e jurisprudencës, këta të fundit po e shohin si gjysmake, ndaj dhe të menjëhershme ishin paralajmërimet edhe për protesta të reja, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të jepen 100 për qind në gjuhën shqipe.

Suhejb Memedi, nga asociacioni studendor, tha se protesta e re nuk do të jetë si të kaluarar, por do të protestojnë çdo ditë përpara Ministrisë së Drejtësisë.

"Nuk pranojmë zgjidhje gjysmake. Ne kemi dalë protesta dhe do të dalim prap. Në ish-ministrit Filkov i kemi ardh dy herë pa ftesë. Ne i thanë edhe ministrit Jeton Shasivari që kjo protestë do të jetë ndryshe, do të na kenë ditë për ditë tek ministria e Drejtësisë. Ose do e bëjmë siç duhet, siç na ka hije, ose do e lejmë fare këtë punë", tha Memedi.

Kujtojmë se në takimin e fundit studentët dhe ministri Shasivari nuk gjetën zgjidhjen e përbashkët të kësaj çështje, pasi studentët thanë se përsëri pjesa kryesore e provimit duhet të jepen në gjuhën maqedonase.

Nga ana tjetër edhe kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski dha se gjuha maqedonase edhe gjuhë zyrtare edhe në sistemin e drejtësisë, prandaj duhet të respektohet dhe provimi të jepet sipas ligjit. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
AMM-ja reagoi ashpër ndaj operatorëve kablovik, në mënyrë joligjore ndërprenë programin22 June 2020
Presidenti i klubit rrezikon deri në 13 vite burg për dhunën ndaj arbitrit10 January 2024
Aksiident i rënd në Shkup, lëndohen nënë e birë nga rrokullisja e veturës 28 August 2020