Nga Vendi
14 August 2020
Pas mesnate u vihet zjarri dy veturave të EVNsë në Tetovë (video)

Pas mesnatës, veturave të dy pikave të ndërmarrjes energjetike EVN u është vënë zjarri. Njëra veturë gjendet në lagjen Potok dhe tjetra në Bllok 70.

Nga pamjet që TV21 i pa në terren, shihet se zjarri është lokalizuar, por veturat janë dëmtuar.

Nga policët që ende po sigurojnë vendin, nuk mësohet se kush janë kryesit dhe qëllimi i zjarrvënies.

Ndërkaq shefi i Njësitit të Kundëzjarrit në Tetovë, Uka Aliti tha denoncimi për dy veturat është bërë në ora 00:30 dhe derisa ka qenë duke e lokalizuar njërin zjarr, ka shpërthyer zjarri në veturën e dytë.

 

Jozyrtarisht thuhet se me zjarrvënien shprehet pakënaqësi ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, por nga Sektori i Punëve të Brendshme janë të pakapshëm për të konfirmuar këto zëra. Për çdo informacion shtesë, do ju njoftojmë me kohë.

Ndërkaq për sot janë paralajmëruar protesta në gjashtë qytete të Maqedonisë së Veriut.



Të ndryshme
Më shumë
Bankat afgane pa para pas ngrirjes së 10 miliardë $ nga SHBA, kaosi është afër17 September 2021
Ky është dedikimi prekës i të birit për Cimen22 October 2021
Pesë zjarre aktive në Maqedoni14 July 2025