Nga Vendi
23 October 2026
Kontroll aksional në një objekt hotelierik në Tetovë, gjendet drogë - ndalohen dy persona

MPB Maqedoni njofton se sot (23.10.2026), oficerë policie nga Departamenti i Policisë Kriminale të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe ekipi mobil "Task Force" në koordinim me përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike kryen një kontroll aksional në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë.

"M.R. (48) nga Tetova u gjet para objektit dhe gjatë një kontrolli tek ai u gjet substancë pluhur e bardhë, pas së cilës ai u privua nga liria. Ndërsa, brenda objektit, tek pronari J.T. (54) nga fshati Trebosh u gjetën 15 pako me substancë pluhur të bardhë, pas së cilës edhe ai u privua nga liria".

"Të dy u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse", thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Publikohen pamjet e rralla të princeshës Diana me ish të dashurin, cila ishte telefonata misterioze që mori një natë para aksidentit fatal21 June 2021
Kurti: Aleksandar Vuçiq është problemi, jo Kosova30 September 2021
Osmani: 2 Korriku i 1990-s ishte moment historik për shtetin e Kosovës 2 July 2021