Nga Rajoni
23 October 2026
Ramadani: Ligji për Specialen kthehet në pikën zero nëse Kuvendi nuk i siguron 61 vota për ta përmbysur Veto-n e Presidentes

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, Burim Ramadani ka thënë se Presidentja, Justina Shiroka-Pila ka përdorë Veto ndaj ‘Ligjit për Specialen’.

Ramadani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kuvendi nuk mund ta ndryshojë këtë Ligj që e ktheu Presidentja.

“Asnjë nen dhe asnjë paragraf! Kuvendi me 61 vota mund ta përmbys Veton e Presidentes. Në këtë rast, Ligji hyn në fuqi pa asnjë pikë ndryshimi! Nëse nuk i ka 61 vota, Kuvendi e konfirmon që Ligji nuk ekziston më! Në këtë rast, gjithçka fillon nga pika zero! Kush thotë që Ligji është kthyer për t’u përmirësuar, po fsheh të vërtetën. Thjesht, po mashtron! Nëse duan të jenë të vërtetë, mund të thonë: “Ligji është kthyer që t’ia fillojë nga pika zero!’ “, ka thënë Ramadani.

 



Të ndryshme
Më shumë
Luksi i Loredanës: Byzylyku i dorës kushton 61 mijë euro, futrolla e telefonit 250 euro 2 November 2021
Shkupi dhe Tetova vatra të COVID-1915 July 2020
42 gradë Celsius! Sa do të rriten temperaturat në dy ditët në vazhdim23 June 2021