Nga Vendi
23 October 2026
Drejtoresha e Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Fatjona Geci, pjesë e panelit ndërgjegjësues për Tetorin Rozë në Dibër

Mes emocionesh, mesazhesh të forta, këshillash të vyera dhe historish frymëzuese, në Dibër u zhvillua një aktivitet kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, rëndësisë së zbulimit të hershëm dhe mundësive për përballimin e sëmundjes.

Aktiviteti u organizua nga Forumi i Gruas i BDI-së – Dega Dibër, me përkujdesjen e veçantë të kryetares së degës, znj. Valmira Kobeci.

Pjesë e panelit ishte edhe drejtoresha e Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Fatjona Geci, e cila solli këndvështrimin sociologjik mbi rëndësinë e mbështetjes emocionale, psikologjike dhe sociale për gratë që përballen me këtë sfidë.

Në panel kontribuuan gjithashtu mjekët dr. Nexhati Jakupi dhe dr. Argetim Fida, deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli, si dhe Arineta Abdushi, e cila frymëzon me historinë e saj të përballjes me sëmundjen.

Aktiviteti u mbështet nga Dega e BDI-së në Dibër, me kryetarin Butrint Sela, si dhe nga Forumi Rinor i kësaj dege.

Përmes diskutimeve dhe mesazheve të përcjella, u theksua rëndësia e kontrolleve të rregullta, zbulimit të hershëm të sëmundjes, informimit të drejtë dhe qasjes në mbështetje mjekësore, psikologjike e sociale.

Ky aktivitet përcolli një mesazh të qartë: kujdesi për shëndetin, ndërgjegjësimi dhe solidariteti mund të bëjnë një ndryshim të madh në jetën e grave. Përballë sëmundjes, krahas trajtimit mjekësor, mbështetja e familjes dhe e komunitetit mbetet thelbësore.

Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” vlerëson nisma të tilla, të cilat promovojnë ndërgjegjësimin shëndetësor, fuqizojnë gratë dhe nxisin përgjegjësinë shoqërore për çështje me rëndësi të veçantë për komunitetin.



Të ndryshme
Më shumë
Hakerët kanë sulmuar procesin e regjistrimit në Maqedoni15 September 2021
Ja si do të organizohen dasmat këtë vit16 June 2021
Adri surprizon Ilirianën me dhuratën për përvjetorin e martesës14 October 2026