ShowBiz
24 October 2026
Dikur thoshte është “haram”, por Fero pritet të jetë njëri nga konkurrentët e sezonit të ri të “BBVK”

Reperi Fero ka marr një vendim të rëndësishëm por edhe të papritur.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ai do të jetë pjesë e këtij sezoni të “BBVK”.

Por, duke krahasuar deklaratën e tij me atë të dy viteve më parë, duket se i ka “ngrënë fjalët e veta” pasi në një puntatë si i ftuar special kishte thënë se “Me hi në Big është haram”.

“Me hi në Big është haram, unë kam ardh me ju udhëzu juve, është haram sepse ka haram, ka përzirje mes meshkujve dhe fermave, ka zhveshje dhe nuk është e lejume!, kishte deklaruar ai.

Neve na mbetet të shohim se si do të rrjedhin gjërat dhe çfarë do të na sjell Fero në këtë sezonë.



Të ndryshme
Më shumë
Në 24 orët e fundit janë bërë 1025 testime dhe janë regjistruar 128 raste të reja të covid-19 në Maqedonin e Veriut27 July 2020
Haziri: Deklaratat për sulm nga Serbia, kamuflim për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë10 January 2024
Shkurte Gashi prezanton për herë të parë partnerin dhe i bën një dedikim të veçantë për ditëlindje24 June 2021