Arian Çani, një nga figurat e njohura të televizionit shqiptar, vazhdon të jetë i pranishëm në ekran me emisionin e tij “Zonë e Lirë”. Me kalimin e viteve, moderatori ka pësuar ndryshime të dukshme në pamjen e tij.
Çani shfaqet ndryshe nga vitet kur ishte më i pranishëm në vëmendjen e publikut. Ai duket se ka humbur peshë, ndërsa flokët e zbardhur janë një tjetër ndryshim që bie në sy, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, ai vazhdon të jetë i lidhur me emisionin që e ka shoqëruar për vite me radhë.
Ndryshimet në pamjen e tij janë pjesë e natyrshme e kalimit të viteve.
