ShowBiz
24 October 2026
Mëngjes i trishtë për Vesën, humbja e Rinesës e prek thellë

Një mëngjes i trishtë ka qenë ky i sotmi për këngëtaren Vesa Luma, e cila ka ndarë me ndjekësit pikëllimin për ndarjen nga jeta të Rinesa Qeriqit (e njohur me emrin artistik Rinesancë), vetëm 25 vjeç — një talent i rrallë muzikor që nuk ia doli dot në betejën me sëmundjen e rëndë.

Përmes një postimi tejet prekës, Vesa i ka dedikuar fjalët më të ngrohta Rinesës, duke u zotuar se muzika dhe drita e saj do të mbeten gjithmonë gjallë.

Por kjo humbje e artistes së re ka hapur edhe një plagë të vjetër. E prekur thellë, Vesa nuk ka kursyer kritikët dhe as realitetin e hidhur të sistemit shëndetësor në Kosovë e Shqipëri, duke ngritur pikëpyetje të fortë mbi sigurinë e barnave dhe skandalet e fundit me datat e skadencës. Ajo theksoi se mungesa e medikamenteve bazë e atyre të avancuara po detyron shqiptarët të marrin rrugët e botës e të kërkojnë “mëshirë” spitaleve të huaja.

Ajo iu përgjigj edhe atyre që ironizojnë emigrantët apo dëshpërimin e popullit, duke kujtuar se pas çdo largimi fshihet pamundësia për të jetuar me dinjitet e siguri.

Ndonëse u kërkoi ndjesë ndjekësve për këtë reagim jopozitiv, këngëtarja pranoi se me kalimin e viteve është bërë edhe më e ndjeshme ndaj padrejtësive që prekin jetën e çdo familjeje shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë
Grubi: Deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion qytetar20 September 2021
Arrestohet një person nga Manastiri 26 June 2021
Këshilli i KE-së: Maqedonia të përmirësojë kushtet në burgjet e “Idrizovës” dhe Shuto Orizares 6 May 2021