ShowBiz
24 October 2026
Ish-banorja e BBVA në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes Call Center-ave

Nëntë persona, shtatë meshkuj dhe dy femra, janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq.

Nëntë persona, shtatë meshkuj dhe dy femra, janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq.

Sipas njoftimit të policisë, gjashtë nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa tre të tjerë shtetas të Gjermanisë,.

Në mesin e të arrestuarve është edhe këngëtarja dhe ish banorja e BBVA 2, Ariana Plakici.

Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë përdorur qendrat e thirrjeve për të kontaktuar dhe mashtruar shtetas të huaj. Në pajisjet kompjuterike të tyre janë gjetur të dhëna të personave të huaj.

Gjatë kontrollit të katër lokacioneve, policia ka gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuterë, pesë telefona celularë, 12 memorje të jashtme (HDD), një veturë, një armë me gjashtë fishekë, 850 euro dhe 100 franga zvicerane.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë të dyshuarve për mashtrim përmes Call Center-ave./IndeksOnline/

Ish-banorja e BBVA në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes Call Center-ave



Të ndryshme
Më shumë
Gashiq e padëshiruar në Gjakovë, qeveria hesht29 June 2021
Luana Vjollca shkëlqen në fotosesionin e ri, merr vëmendje me veshjen plot stil16 March 2022
Haradinaj: Kurti mashtrues ordinder, qasja e tij në dialog është e rrezikshme16 June 2021