Nga Vendi
14 August 2020
Kumanovë: Protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Nëpër disa qytete sot do të protestohet kundër vendimit Komisioni rregullator për energjetik, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 7.4%. E para protestat i nisi Kumanova. Qindra qytetarë u grumbulluar përpara Komunës për të marshuar deri të ndërtesa e EVN-së. Marshi u shoqërua me brohoritma të shumta si, “Poshtë EVN-ja” dhe “Hajna”. Marshi përfundoi te objekti i EVN-së të cilin e kishin rrethuar forca të shumta policore. Nga OJQ “Zani” thonë se do të vazhdojnë me protesta deri sa nuk shfuqizohet vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Sot jemi mbledhur me po të njëjtin qëllim, me të njëjtën arsye, të protestojmë që KRRE menjëherë ta shfuqizojë vendimin për ngritjen e çmimit për 7.4% dhe të sjell vendim për uljen e çmimit deri në 46%, gjatë kohës së pandemisë. të kërkojmë dorëheqje të anëtarëve të këtij komisioni kriminel, që I shërben vetëm apetiteve të lartëve, të kastës mafioze dhe të grupeve të interesit. Të kërkojmë uljen e TVSH-së së rrymës nga 18% në 5%” u shpreh Bekon Limani nga OJQ “Zani”./TV21/

 



Të ndryshme
Më shumë
Vizitë e ngjeshur diplomatike në Prishtinë: Ferit Hoxha takohet me krerët e shtetit kosovar dhe komandantin e KFOR-it31 May 2026
Vuçiçi takohet në Slloveni me Ramën e Zaevin: Forumi i Bledit nën hijen e “Open Balkan” 1 September 2021
Tetova do të jetë qendra e volejbollit të plazhit për 15 ekipe nga shtete të ndryshme të Ballkanit26 June 2025