Boksieri dhe ish-fituesi i “BBVK”, Drilon Rama, ka publikuar një fotografi pas një meçi boksi, ku shfaqet i lodhur dhe me syrin e nxirë.
Pamja e tij pas përballjes tregon gjurmët fizike që mund të lërë një ndeshje e tillë.
Boksi është një sport që kërkon përgatitje të madhe fizike dhe përballje të drejtpërdrejtë me kundërshtarin. Lëndimet dhe shenjat pas meçeve janë ndër pasojat me të cilat mund të përballen sportistët, shkruan “Kosovarja”.
Drilon Rama, përveç paraqitjeve të tij në ring, njihet edhe për pjesëmarrjen në “Big Brother VIP Kosova”, ku arriti të fitojë edicionin e tretë.
