ShowBiz
25 October 2026
Mori një unazë premtimi? Lela ndan detaje për romacën me Leon

Lela Seferi, e cila u rikthye sërish me këngëtarin Leonardo Gashi, ka treguar disa detaje për marrëdhënien e tyre.

Ajo thotë se ka marrë një unazë premtimi nga i dashuri, por që nuk është propozim.

Këtë e bëri të ditur në "Sol" në Klan Kosova, teksa nuk e kishte të vendosur në dorë.

Sa i përket asaj nëse do të ketë një propozim, ish-banorja e Big Brother theksoi se është akoma herët.

"E kam marrë për ditëlindje. Nuk e kam sot, do ta vendos vazhdimisht. është unaza e premtimit. Nuk është e propozimit. është herët, ka kohë për gjithçka", shtoi mes tjerash.

Të njëjtit u njohën në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe më pas vazhduan lidhjen.

Ata duket se patën një krizë në lidhje, por që tani janë bashkë sërish. 



Të ndryshme
Më shumë
Ibrahim Ferati mohon kërcënimin ndaj Bajram Rexhepit: Pretendimet janë të pavërteta30 October 2026
Kurti nga varrimi në Ferizaj: Duhet të sjellim drejtësi që Marigona të prehet në paqe24 August 2021
Osmani: Masakra e Reçakut, dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj shqiptarëve15 January 2026