ShowBiz
26 October 2026
“Si është e mundur që një grua kërkon ndihmë në polici dhe tri ditë më vonë humb jetën”, Briki reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Ish-banorja e “BBVA”-së e modelja e njohur kosovare, Brikena Selmani ka reaguar e tronditur pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke ngritur shqetësime për mbrojtjen e grave që kërkojnë ndihmë nga institucionet e sigurisë.

Në reagimin e saj, ka vënë në pikëpyetje faktin se si një grua, e cila kishte kërkuar ndihmë në polici, humbi jetën vetëm tri ditë më vonë.

Ajo theksoi se asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikën për jetën e saj, veçanërisht pasi ka kërkuar mbrojtje.

“Kjo nuk është thjesht një tragjedi, është një thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi. Heshtja nuk duhet të jetë zgjidhje”, ka shkruar modelja.

Në fund të reagimit, ajo ka shprehur ngushëllimet për familjen e Arlinda Zekajt, duke e cilësuar humbjen si të rëndë dhe të padrejtë, si dhe duke uruar që shpirti i saj të prehet në paqe.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Sot u zgjova thellesisht e tronditur nga ngjarja e Arlinda Zekaj, dhe besoj se secili prej nesh duhet te ndalet e te mendoje. Si eshte e mundur qe nje grua te kerkoje ndihme ne polici dhe vetem 3 dite me vone te humbase jeten?

Sa gra te tjera duhet te vuajne, sa jete te tjera duhet te humbasin qe thirrjet per ndihme te merren seriozisht? Asnje grua nuk duhet te kete frike per jeten e saj, sidomos pasi ka kerkuar mbrojtje.

Kjo nuk eshte thjesht nje tragjedi, eshte nje thirrje per ndergjegjesim dhe pergjegjesi. Heshtja nuk duhet te jete zgjidhje.

Ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te rende e te padrejte. Uroj qe te gjeni force ne keto momente te veshtira dhe shpirti i saj u prehte ne paqe”.

“Si është e mundur që një grua kërkon ndihmë në polici dhe tri ditë më vonë humb jetën”, Briki reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt



Të ndryshme
Më shumë
Djali i Sorosit takohet me Edi Ramën, publikon fotografi nga Vlora27 July 2021
Protesta në gjithë Shqipërinë, qytetarët bllokojnë edhe “Rrugën e Arbërit”10 March 2022
Topi i Artë 2025/ Edlir Tetova shpallet “Trajneri i Vitit”15 December 2025