Nga Rajoni
27 October 2026
Pushkë, 153 fishekë dhe sëpatë, çfarë sekuestroi Policia në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Policia e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, kontrolli është kryer më 25 tetor 2026, në kuadër të rastit të evidentuar si “Vrasje e rëndë”.

“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.



Të ndryshme
Më shumë
Çdo qytetar i Maqedonisë i detyrohet mesatarisht bankës rreth 2,300 euro22 May 2025
Hashim Thaçi feston ditëlindjen, i biri e uron me fjalë plot mall dhe krenari24 April 2026
Pas rrahjes së Edit, shfaqet Joz Marku! Ja çfarë po paralajmëron... 15 September 2026